Berisha: Afera e djegësve buron nga Këshilli i Ministrave, ndaj Rama është përgjegjësi kryesor i saj!

Berisha: Afera e djegësve buron nga Këshilli i Ministrave, ndaj Rama është përgjegjësi kryesor i saj!

12:25, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin më kryesor të aferës së inceneratorëve, “ligjërish dhe penalisht” siç u shpreh dhe se të gjitha përpjekjet që po bëhen nga ana e kreut të qeverisë për t’i mbyllur hetimet kur tri persona janë në arrati, janë nga më antiligjoret e qesharaket, por dhe më të rrezikshmet.  

Berisha e bëri deklaratën gjatë konferencës së sotshme për media në selinë e PD, ku e mori fjalë duke iu drejtua me humor së pari, gazetarëve të pranishëm: “Ju të tre jeni sot heronjtë e ditës në gazetari sepse nuk e keni braktisur profesionin e vërsulur drejt vakancave, ç’ka është normale”, u tha ai.

“Unë sot jam para jush, - vijoi lideri i opozitës, -  për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me tre persona në arrati, Arben Ahmetajn, Mërtirin dhe Zotajn, është një nga përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme dhe kjo në fakt, siç e shihni, propaganda, por jo vetëm propaganda, këtu e ka qëllimin madhor.

Harrova të them se përveç këtyre ishte edhe “asambleja anti-Damian”’ edhe ajo është pjesë e hetimit, por e hetimit strikt partiak. U bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për t’i thënë popullit se “unë e shkarkova Damian Gjiknurin”.

E vërteta është, e vërteta është se 1-herë dhe 100-herë po ta analizosh dhe studiosh këtë rast (dhe në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë, jam ish-kryeministër) dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është në mënyrën më të padiskutueshme, ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere!

Unë në mënyrë të veçantë do të ndalem në aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda vjedhjes së shekullit, mbi të cilën nxin, “nxin” - firma personale direkt e Edi Ramës, firmë me të cilën ai provon se është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për vjedhjen dhe shpërdorimin e rreth 19 milionë eurove nga buxheti i shtetit,” vazhdoi Berisha më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco