Berisha: Familja Sejdo në kushte të vështira, shteti t’u vijë në ndihmë menjëherë

Berisha: Familja Sejdo në kushte të vështira, shteti t’u vijë në ndihmë menjëherë

19:19, 08/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje institucioneve sociale dhe bashkisë së Devollit për tu ardhur në ndihmë një familje që ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Familja Sejdo ndodhet në kushte të vështira ekonomike ku përveç tyre ka dhe tre persona të sëmurë rëndë.

Postimi

Njerëz të braktisur. Të goditur nga sëmundje, të harruar nga shteti!

 Lexoni mesazhin dhe shikoni këtë video.

Eshte e familjes Sejdo, ne fshatin Sul te Bashkise Devoll. Jane tre veta te semure ne nje shtepi ku cfare fryn jashte hyn brenda. Jetojne dy prinder te semure dhe djali me KEMP te cilin ja kane nderprere prej dy muajsh. Dy femije te tjere i kane vdekur.

Nuk ka lene dere pa trokitur gruaja, Albana, e vetmja qe mund te levize, ne pushtetin vendor dhe qendror, por askush nuk e ve ujin ne zjarr.

Ka arritur te blere 15 kv çimento, reren dhe ca tulla per te riparuar shtepine por deri ketu. Nuk ka me mundesi. Ajo merr vetem 130 mije leke te vjetra ne muaj ndihme ekonomike e cila nuk i del per te blere ilacet e te birit, te shoqit dhe te sajat.

Devolli nuk eshte zona qe une jam zgjedhur Deputet por Albana me ka kontaktuar dhe kerkuar qe ta ndihmoj per ta bere te ditur rastin e saj fatkeq.

I bej thirrje Kryetarit te Bashkise Devoll, Deputeteve te Devollit, bizneseve te zones, shoqatave te bamiresise te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojne kete familje qe po heq kaq shume vuajtje.

Ju lutem, kush ta lexoje kete thirrje ta shperndaje sa me shume te mundet, sepse edhe ne se shteti nuk do reagoje, jam i bindur qe do gjenden plot te tjere qe do ndihmojne.

Ju faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco