‘Kënaqësi e veçantë ‘/ Berisha pret Presidentin e nderit të Federatës Pan shqiptare, ‘VATRA’

‘Kënaqësi e veçantë ‘/ Berisha pret Presidentin e nderit të Federatës Pan shqiptare, ‘VATRA’

13:33, 08/08/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha ka pritur në takim z.Agim Rexha, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra, aktivist i shquar i çështjes kombëtare.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Takim me z. Agim Rexha, Presidentin e Nderit të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës, VATRA.

Të dashur miq, sot prita në një takim të përzemërt z.Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, një aktivist i shquar i çështjes sonë kombëtare.

Në takim unë i shpreha atij dhe Vatrës mirënjohjën e pakufijshme të Partisë Demokratike për rolin dhe mbështetjen e tyre të çmuar ndaj demokracisë në Shqipëri dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës, çlirimit të saj.

Zoti Rexhaj, nuk ka pushuar kurrë së punuari aq sa për Kosovën prej ku ka lindur, po aq edhe për Shqipërinë gjatë tërë jetës së tij, e veçanërisht në vitet e jetës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga vitet ‘80, si aktivist i VATRËS, i Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane, drejtuar nga ish Kongresmeni Amerikan me origjinë arbëreshe Joseph DioGuardi, i Lidhjes Demokratike të Kosovës që kur u themelua ajo nga Presidenti tanimë I ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova.

Biseduam me z.Rexha për shumë çështje që kanë të bëjnë në ruajtjen e tërësisë tokësore të Republikës së Kosovës, konsolidimin e pavarësisë së saj dhe proceset demokratike zgjedhore të dëmtuara rëndë nga një grup anti-demokratik që e sundon sot Shqipërinë.

Si përherë, takimet me Vatranët, dhe veçanërisht me drejtuesin e saj veteran, ish-nënkryetar për shumë vite, dhe tani President Nderi i VATRËS, z. Agim Rexhaj, janë të një kënaqësie të veçantë. 

Image

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco