Jo vetëm inceneratori/ Rama-Veliaj të hetohen edhe për 80 mln euro  kredi e shpërdoruar për ujërat e zeza

Jo vetëm inceneratori/ Rama-Veliaj të hetohen edhe për 80 mln euro kredi e shpërdoruar për ujërat e zeza

12:18, 08/08/2023
A+ Aa A-

Nuk është vetëm inceneratorit, Rama – Veliaj  nuk janë ende para drejtësisë edhe për rreth 80-milion euro shpërdorim për impiantin e ujërave të zeza

Erion Veliaj nuk është vetëm shpërdorues i gati 100-milionë eurove të taksapaguesve për inceneratorin që nuk ekziston, por është edhe shpërdorues i miliona eurove kredi e butë, dhënë nga qeveria japoneze, për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Tiranë.

Çuditërisht ky njeri aferat më të mëdha i ka në gjërat e ndotura, plehrat, ujërat e zeza, mesa duket ka zbuluar një minierë ari aty ku duket se ka vetëm ndot.

Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë, ku ujërat e zeza derdhen në lumin që kalon përmes qytetit, Lana.

Nevoja dhe premtimet për ndërtim të impiantit të ujërave të zeza në Tiranë është 20-vjeçare, por hapat konkrete janë ndërmarrë në momentin që qeveria japoneze dha 80-milion euro kredi të butë për ndërtimin e impiantit nëpërmjet JICA, Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Në vitin 2014 ministri i asaj kohe i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, lajmëroi nisjen e punimeve për ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave në Kashar, që do të kushtonte 79 milionë dollarë (nga kredia e marrë nga JICA).

Punimet parashikohej të zgjasnin dy vite dhe impianti duhet të kishte përfunduar në vitin 2016, por në vitin 2016 ministri i asaj kohe i Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, dha një tjetër afat për përfundimin e punimeve. Sipas tij, ato do të përfundonin në vitin 2018.

Nuk përfunduan as në vitin 2018. Pas disa shtyrjesh të afatit të kryerjes së punimeve, AKUM ndërpreu kontratën me kompaninë italo-japoneze “Dondi & Kubota”, që po kryente punimet, me arsyetimin se po punonin avash. Në të njëjtin vit kompania iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit në Londër, ku kërkonte dëmshpërblim për paligjshmëri të ndërprerjes së kontratës. Kjo kontratë ka qenë subjekt auditimi edhe nga KLSH, që konstaton “se kompanisë i janë vonuar pagesat për një periudhë 3-vjeçare, ndërkohë që i janë vonuar edhe lejet e nevojshme për punime”, ndaj rekomandon gjetjen e gjuhës së përbashkët me kompaninë.

Një tjetër çështje kjo nga këto të arbitrazhit që ndodh vetëm për faj të dy emrave të përveçëm, Erion Veliaj & Edi Rama, njëjtë sin ë rastin Becetti.

Pra, ashtu siç ka konstatuar edhe KLSH, Bashkia Tiranë, nën drejtimin e Veliajt vetëm 1 vit pas fillimit të punime, dhe qëveria Rama i kanë zvarritur pagesat dhe lejet e nevojshme kompanisë italo-japoneze gjë që ka çuar në shtyrjen e punimeve, ndërprerja e kontratës është bërë për qëllime të dyshimta.

Deri në korrik të vitit 2018 janë kryer vetëm punimet për e ndërtimin e vaskave dhe fondi është shpenzuar në masën 50% të punimeve të planifikuara. Gjë që është investim i çuar dëm sipas ekspertëve sepse amortizohet nga mungesa e mirëmbajtjes.

Shpjeguar më thjeshtë; janë dhënë rreth 80 milionë dollar për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Tiranë.

Projekti parashikohej të përfundonte për dy vite, në vitin 2016.

Janë shpenzuar më shumë se gjysma e parave të kredisë.

Kanë kaluar tetë vite nga viti që do duhej të kishte përfunduar, 2016-2023. Impiant nuk ka. Paratë janë shpërdoruar.

Çfarë mbetet?

Tirana është kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk ka një impiant të tillë dhe që vazhdon të mos trajtojë ujërat e zeza por i derdh ato në det.

Nga fillimi në fund ky projekt ka filluar e ka dështuar nën qeverinë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Siç edhe duket qartë, kjo dyshe, krahas skemës së inceneratorëve kanë përlarë ose shpërdoruar miliona euro kredinë e dhënë nga Japonia.

E për këtëm jo vetëm që asnjëri nga të dy nuk është në dyert e drejtësisë për të dhënë llogari, por janë të dy në majt e pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco