EMRI+FOTO/ Djali i anëtares së KLP-së vrau ndërtuesin në Vlorë

EMRI+FOTO/ Djali i anëtares së KLP-së vrau ndërtuesin në Vlorë

20:20, 07/08/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vdekur Armando Meshahu, inxhinier-ndërtues, pasi u qëllua për vdekje nga një i ri.

Autori i vrasjes më grushte të ndërtuesit Armando Meshahu, është Rei Meta, djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, raporton gazetari i SYRI TV në Vlorë. Kjo ngjarje ka ndodhur për motive pronësie, pasi prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre për shkak të blerjes së një apartamenti.  

Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti ne qytetin e Vlorës. Sipas burimeve nga policia mësohet se 55-vjeçari ka qenë në një pikë interneti për te printuar dokumente dhe aty ka nisur një konflikti me Rei Meten.

Nga dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes mësohet se Në fillim sherri ka nisur me fjalë dhe më pas Armando Meshau e ka ofenduar autorin dhe i ka thënë që ‘nuk ka për të marrë apartamentin’. Sipas policisë Meta i ka dhënë inxhinierit të ndërtimit një tokë për të ndërtuar dhe nga aty kishin rënë dakord që kur të ndërtohej 33-vjeçari do të merrte apartament.

Image

Anetarja e KLP-se, Nurihan Meta
 

Teksa janë takuar te qendra e interneti sipas burimeve mësohet se Mete i kishte kërkuar që ti jepte apartamentin, kur Meshahu e kishte ofenduar duke i thënë që nuk do ia jepte.

Pas debateve autori ka qëlluar me grushte inxhinierin 55-vjeçar dhe Meshau ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Më pas autori është larguar dhe është kapur në një lokal në Lungomare dhe është shoqëruar për në ambientet e policisë së Vlorës.

Prokuroria e qytetit bregdetar po vijon hetimet për të klasifikuar veprën penale për të cilën do të akuzohet 33-vjeçari Mete. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco