Berisha: Veliaj, Rama, Agaçi dhe Metani, përgjegjësit kryesorë dhe pronarët e djegësit të Tiranës

Berisha: Veliaj, Rama, Agaçi dhe Metani, përgjegjësit kryesorë dhe pronarët e djegësit të Tiranës

12:49, 07/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se lejoi fillimin e punimeve madje edhe të pagesave për djegësin e Tiranës, pa u firmosur leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, duke tejkaluar dhe Edi Ramën në veprime.

Sipas Berishës, të gjitha këto faktojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama me Ëngjëll Agaçin, Artur Metanin janë katër përgjegjësit më kryesore dhe pronarët e djegësit të Tiranës.

Berisha: Duke patur për ndërmarrje të vetën djegësin e Tiranës Erion Veliaj lejon fillimin e punimeve madje edhe të pagesave për djegësin e Tiranës pa u firmosur leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, pra ky tejkalon dhe Edi Ramën në veprime.
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, është mbledhur në 17 maj në një kohë kur Erion Veliaj ka filluar punimet në djegësi e tij në datë 6 prill dhe ka filluar njëkohësisht disbursimin e fondeve po në këtë periudhë.

E vërteta se Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka vendosur nja dy tre kushte këtu për fillimin e punimeve siç është rregulli, kushte standarde. Asnjëri nga kushtet nuk është përfillur dhe punimet kishin filluar disa muaj më parë nga lal djegësi me sipërmarrjen e tij.

 Të gjitha këto faktojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama me Ëngjëll Agaçin, Artur Metanin janë katër përgjegjësit më kryesore dhe pronarët e djegësit të Tiranës.

Pse unë përfshij këtu Agaçion dhe Metanin, sepse ata kishin detyrë kushtetuese dhe ligjore të bllokonin këto procedura, të bllokonin dhënien e 8 pikëve kompanisë në letra Zoto-Mërtiri dhe në të vërtetë Veliaj-Rama-Agaçi sepse ajo kompani nuk ishte regjistruar dhe nuk ekzistonte sepse duhet të mbetej në sekret të plotë kompania e Velisë dhe Ramës.

Koncensioni prej 128 milionë eurosh, koncesioni i madh nuk mund kurrë të mbyllej pa një shpallje sipas ligjit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, në organet e mëdha të mediave, si rregull Financial Times, në portalin e Bankës Botërore dhe media të tjera. Kurse Erion Veliaj ka bërë çdo hap me falsitet vetëm e vetëm për të vrapuar drejt këtij krimi të shëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco