Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkatërrimi i parqeve në Tiranë, Malltezi: Mjaftonte që Veliaj mos e kthente qytetin në lavatrice të parave të inceneratorëve dhe…

Shkatërrimi i parqeve në Tiranë, Malltezi: Mjaftonte që Veliaj mos e kthente qytetin në lavatrice të parave të inceneratorëve dhe…

11:25, 07/08/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Deemokratike Jamarbër Malltezi, në një postim në facebook ka denoncuar shkatërrimin e parqeve dhe lulishteve në Tiranë nga Erion Veliaj.

“Parqet dhe Lulishtet duhet të mbrohen!. Mjaftonte që Veliaj mos e kthente qytetin në lavatrice të parave të inceneratorëve dhe do shpëtonin. Mjafton të na lejojnë të bëjmë referendum vendor. Por pushteti i korruptuar i Rama-Veliaj që vjedhin qindra milione me inceneratorët Po blejnë edhe media dhe portale për të heq vemendjen nga vjedhja e 430 milion eurove”, shkran Malltezi.

Ja postimi i plotë:

Tollumbacet e hajduteve Rama-Veliaj jane kot. Plani Urbanistik i Tiranes i miratuar ne 2013 në KKT nuk lejonte asnjë ndërtim në Parqe apo Lulishte. Kaq e thjeshtë është. VSM e atij Plani si instrument ligjor e ndalonte. Lal-inceneratori tha se ndryshoi harta administartive e duhet plan i ri që përfshin edhe komunat. Por hoqi kufizimet që nuk lejohet ndertimi në parqe e lulishte. Tani po kafshon Parkun e Liqenit, Parkun Rinia, Parkun tek ish uzina me emrin e Hitlerit shqiptar dhe dhjetëra lulishte që kishin mbetur. Plus që kur prishi hotel Vjosën na tha se Po heqim një ciban për të ndertuar stacion autobuzësh por tani e beri gradacele. Tërheqje vemendje nga inceneratorët ku ka korrupsion masiv me një çeshtje që vetë e ka bërë por që mendon se nuk ka përgjegjësi penale.

Opozita ka protestuar për mbrojtjen e parqeve dhe ka mbjellë aty ku banditët e kthenin parkun në beton dhe për më tepër si Department Mjedisi kemi depozituar në 2015 kërkesë për 3 referendume vendore me pyetjet: “a të ndërtohet tek Parku i Liqenit?” “A të mbrohet Parku Rinia apo të bëhet Parkimi i Besos?” Dhe a “të ndërtohet apo jo në parqe e lulishte?”

KQZ që duhej të lëshonte formularin për këto 3 referendume u bë lolo e Ramës dhe nuk pranoi! Përfaqsuesi i PS që nuk donte referendum ishte avokati i tualetit, ndërsa e bashkisë ishte Klotilda Bushka ose Ferhati nuk më kujtohet.

Parqet dhe Lulishtet duhet të mbrohen! Mjaftonte ajo VSM që ishte në 2013 dhe nuk lejohej. Mjaftonte që Veliaj mos e kthente qytetin në lavatrice të parave të inceneratorëve dhe do shpëtonin. Mjafton të na lejojnë të bëjmë referendum vendor. Por pushteti i korruptuar i Rama-Veliaj që vjedhin qindra milione me inceneratorët Po blejnë edhe media dhe portale për të heq vemendjen nga vjedhja e 430 milion eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco