Rama një mbeturinë e pariciklueshme politike!

Rama një mbeturinë e pariciklueshme politike!

11:32, 03/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Rama pas zbulimit të aferës së inceneratoreve përfundimisht është asgjësuar si kryeministër dhe është shndërruar vetëm në një mbeturinë të pariciklueshme politike

Ai është thjesht demagog ordiner që pa u skuqur kundërshton sot atë që ka thënë një ditë më parë.

[⁉️] Ky Ramë që thoshte se vendosëm incenerator se plasi gjoja emergjenca mjedisore ishte po ky që ca muaj me pas thoshte se kemi ndërtuar gjenerator energjie elektrike dhe jo incenerator.

Ky nuk ndertoi as gjeneratorin dhe as inceneratorin, por vetëm vodhen qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve!

Ai ka zero moral qeveritar dhe politik pasi ka firmosur dhe drejton me një grup të korruptuar, të paaftë dhe të paditur.

Ai ka bërë që zv.kryeministra, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, sekretarë të përgjithshëm e nëpunës të çdo niveli të kapen në korrupsion të thellë

Ai ka dështuar në çdo drejtim: ekonomik, politik dhe të vendosjes së ligjit.

Ai ka shkatërruar strukturalisht qeverisjen duke ndërtuar një grumbullim parcelash korruptive qeveritare që drejtojnë grabitjen e fondeve publike.

Ai ka shpartalluar e falimentuar qeverisjen vendore me qëllimin e rrëmbimit të kompetencave dhe fondeve për ti grabitur ato vete me taksidarët e qeverisë.

Ai ka degraduar ekonominë në një grumbull ngastrash oligarkike që pasurojnë një grup shumë të vogël njerëzish, që lëvizin para të mëdha të pista dhe të qeverisë.

Ai ka źhbëre parlamentin duke e shndërruar në një noterizues vulgar të ligjeve me porosi duke dhunuar çdo debat procedurë e rregull.

Ai ka demtuar drejtesinë duke e kapur, shantazhuar dhe keqpërdorur për të siguruar pandëshkueshmeri për veten në dëm të hapur të interesit publik.

Ai ka goditur në zemër policinë e shtetit me drejtues të kapur, të inkriminuar dhe të paafte të Ministrisë së Brendëshme që kanë emëruar një kupolë policie qe nuk i sherben qytetarëve, por trafikut të drogës dhe paprekshmerisë së krimit dhe kokave të tij.

Ai ka bërë kanabizimin e vendit duke shkatërruar stabilitetin ekonomiko politik të vendit.

Ai ka shkaktuar shpopullimin me dramatik duke e radhitur vendin mes shteteve, që vuajnë luftë civile.

Ai i ka sjellë Shqipërisë një dëm kolosal me pasoja shumëvjeçare.

AI ËSHTË THJESHT NJË MBETURINË E PARICIKLUESHME POLITIKE, QË S'KA AS LANDFILL DHE AS INCENERATOR, QË I BËN DERMAN!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco