‘Bombat’ që do dalin nga SKY ECC/ Mejdini: Kufiri në Shqipëri do jetë qielli

‘Bombat’ që do dalin nga SKY ECC/ Mejdini: Kufiri në Shqipëri do jetë qielli

09:52, 03/08/2023
A+ Aa A-

Zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin e preferuar të kriminelëve, Sky ECC ka sjellë operacione të shumta policore në mbarë botën.

Por efektet e këtij zbërthimi kanë nisur të shihen edhe në Shqipëri, pasi operacioni ‘Metamorfoza’ ishte bazuar te këto përgjime.

Gazetarja Fatjona Mejdini shkruan se gjuha e dytë më e përdorur në platformën Sky ECC ishte shqipja. Sipas saj, tani pritet që kufiri të jetë vetëm qielli.

POSTIMI I PLOTË

Tani limiti është qielli (pak fjalë për Sky ECC)

Pak ditë më parë, një operacion i rëndësishëm kundër grupit “Bajraj” ekspozoi dhe lidhjet kriminale të një prokurori dhe një drejtuesi të lartë të Policisë. Çelësi i operacionit ishin padyshim komunikimet e tyre përmes aplikacionit Sky, i cili prej një dekade është përdorur masivisht nga grupet kriminale shqiptare.

Në 2021, kur u kuptua se autoritetet belge dhe holandeze kishin arritur të depërtonin në këtë platforme komunikimi, u raportua se pas anglishtes, gjuha e dytë e përdorur në Sky ishte shqipja. Prej disa kohesh ka pasur pikëpyetje se pse arrestime të bazuara tek komunikimet në Sky nuk po ndodhnin në Shqipëri.

Tani që ‘puna’ nisi, pritet që raste të reja të bëhen publike, dhe lista e të implikuarve nga radhët e shtetit të jetë e gjatë….

Sa për reference, në vendet fqinje që kanë më shumë kohë që kanë nisur operacionet bazuar mbi informacionet e marra nga platforma Sky, por edhe EncroChat dhe ANOM, rezultatet kane qenë tronditëse.

Në Serbi u zbulua sesi huligani Veljko Belivuk (i akuzuar për lidhje me presidentin Vuçiç) kishte ngritur në qendër të Beogradit një thertore të ngjashme me ato në Meksikë.

Në Malin e Zi, të arrestuar si të lidhur me krimin deri tani janë kryebashkiaku i Budvës, ish-zëvendës Prokurori Special, ish-drejtuesja e Gjykatës Supreme dhe disa zyrtarë të lartë Policie.

Në Bosnje rreth 2200 politikanë, biznesmenë, policë, prokurorë dhe gjyqtarë përdornin Sky dhe deri tani ka pasur dhjetëra arrestime, përfshirë zëvendës drejtuesen e Prokurorisë, ambasadorë dhe kryebashkiakë.

Limiti në Shqipëri është ende i paqartë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco