SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës, PD: Përgjegjës janë Rama dhe Veliaj

15:18, 02/08/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas vendosjes së sekuestros së inceneratorit të Tiranës nga SPAK, Partia Demokratike denoncoi sërish faktin se për këtë skemë korruptive përgjegjës janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një dalje për mediat, deptuetja Ina Zhupa akuzoi Erion Veliajn se ka dhënë miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin e Tiranës, i cili nuk ekziston si objekt, si dhe theksoi se SPAK duhet të vendos në bankën e të akuzuarëve kokën e këtij grupi të strukuruar kriminal, Edi Ramën.

SYRI TV

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, si përgjegjësit kryesor të aferës me inceneratorin e Tiranës, i cili këtë fillim javë u sekuestrua nga SPAK. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Ina Zhupa i bëri thirrje SPAK që të vendos përpara bankës së të akuzuarëve, Edi Ramën si drejtuesin e këtij grupi të strukturar kriminal, i cili sëbashku me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste kanë ngritur këtë skemë korruptive.

Zhupa denoncoi faktin se gjatë këtyre viteve Erion Veliaj iu ka dhënë miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin e Tiranës, i cili nuk ekziston si objekt.

Deputetja demokrate theksoi se çdo përpjekje për ta copëzuar këtë çështje synon mbrojtjen e pronarëve realë të inceneratorëve, të cilët kanë vjedhur buxhetin e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco