Eksperti i IT, Progni, ka reaguar ndaj kontrolleve audituese për shoqëritë e Ujësjellsave: Korrupsioni i 30% ka bërë që puna të bëhet si...

Eksperti i IT, Progni, ka reaguar ndaj kontrolleve audituese për shoqëritë e Ujësjellsave: Korrupsioni i 30% ka bërë që puna të bëhet si...

15:14, 02/08/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT, Gent Progni, ka reaguar sot ndaj kontrolleve audituese për shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve.

“Nuk e di SPAK po pret si me inceneratorët…? Pra pabarazia dhe korrupsioni i 30% ka bërë që puna të bëhet si më poshtë edhe në -Sistemi i dixhitalizimit të monitorimit dhe raportimit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve” për Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve janë gjetur shkelje sim ë poshtë”,- shkruan Progni duke renditur shkeljet e gjetura nga Auditi.

Postimi i plotë i eksperit të IT:

Disa nga perlat e Auditimit

Nuk e di SPAK po pret si me inceneratorët…? Pra pabarazia dhe korrupsioni i 30% ka bërë që puna të bëhet si më poshtë:

4 gjetje nga auditimi: Nga auditimi i realizimit të sistemit “Sistemi i dixhitalizimit të monitorimit dhe raportimit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve” për Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve”, u konstatua se:

1. Mungon “Moduli GIS për shfaqjen në hartë të aseteve”, në kundërshtim me pikën 2.3 të TORS; 2. Për sa i përket “Modulit të inventarizimit fizik të aseteve të ujësjellës kanalizimeve”, mungon opsioni për “Dokumentimin me fotografi të të gjitha pasurive të dukshme”, si dhe aplikimi i “vendndodhjes fizike të secilit objekt në hartë” ishte i pamundur, në kundërshtim me pikën 13.1 të TORS; 3. Sistemi nuk kishte mundësinë e gjenerimit të raporteve:

• Raporte për totalin e investimeve të ndërmarra për çdo shoqëri të ujësjellës kanalizimeve; • Raporte për totalin e të ardhurave nga çdo shoqëri e ujësjellës kanalizimeve;

• Raporte për detyrimet e çdo shoqërie të ujësjellës kanalizimeve;

në kundërshtim me pikën 13.2 të TORS;

faqe | 139

Sistemi nuk komunikonte me sistemet e QKB dhe ASIG, në kundërshtim me pikën 7 të TORS.

Marrja në dorëzim e sistemit duke mos qenë në përputhje me TORS, është në kundërshtim me VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, Neni 77 “Mbikëqyrja e kontratës”.

Sa më sipër konstatojmë se operatori ekonomik nuk e ka realizuar kontratën sipas parashikimeve. Për këtë arsye (duke qenë se vlera ekonomike dhe vlera e sistemit nuk është e ndarë sipas moduleve), AKSHI duhet të mbante vlerën e garancisë për sigurimin e kontratës 11,735,160 lekë nga OE “H shpk”, e cila në rastin që nuk i është mbajtur.

(Më hollësisht trajtuar në pikën 2.6, faqet 53 -115 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)

Rekomandimi: AKSHI të marrë masa dhe të analizojë rastin me qëllim që në të ardhmen, të mos marrë në dorëzim jashtë afateve projekte/produkte, pa përcaktuar dhe kërkuar më parë përllogaritjen dhe mbajtjen e penaliteteve. Për praktikën, të nxjerrë përgjegjësitë për mos kërkimin dhe arkëtimin nga subjekti “H shpk” të penaliteve për vonesa në dorëzimin në afat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco