Nuk kanë prodhuar energji, Harasani: Dy anijet në Vlorë qokë politike

Nuk kanë prodhuar energji, Harasani: Dy anijet në Vlorë qokë politike

14:36, 01/08/2023
A+ Aa A-

Ish-politikani shqiptar, Andis Harasani, në një intervistë për Syri.net ka folur për jetën e tij, punën dhe të shkuarën politike në Shqipëri.

Gjatë bisedës ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në formacionin politik ku dikur ka milituar. Ka folur gjithashtu për fushën të cilën e njeh më mirë se askush atë të energjisë, duke lëshuar akuza të ashpra në drejtim të rilindjes. Në KESH “nuk besoj se ka ndonjë përmirësim pasi çdo gjë nën rilindjen është qokë dhe politikë dhe këto janë dy faktorët nga të cilat sektori ka vuajtur gjithmonë”.

Ju keni qenë drejtues i KESH-it. A i keni ndjekur zhvillimet në sektorin e energjisë këto 10 vitet e fundit në Shqipëri? Si kanë qenë ato?

Me thënë të drejtën nuk i kam ndjekur. Në Rilindje është e vështirë të ndiqet diçka pasi informacionet fshihen, ndaj e vështirë për të krijuar një opinion.  Por gjithsesi, nuk besoj se ka ndonjë përmirësim pasi çdo gjë nën rilindjen është qokë dhe politikë dhe këto janë dy faktorët nga të cilat sektori ka vuajtur gjithmonë.

-Për shembull, si ju duket ju marrja nga qeveria shqiptare e dy anijeve gjenerator në Vlorë, menaxhimi i burimeve hidrike, shitja edhe blerja e energjisë?

Dy anijet gjeneruese në Vlorë janë shembulli tipik i asaj që thashë më lart. Nuk kanë të bëjnë asgjë me prodhimin e energjisë, por janë thjeshtë qokë dhe vështrim politik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco