Gazetarja Hoxha: Si do e pastrojë policinë Ard Veliu, kur shefat që ai emëronte i shërbenin krimit?

Gazetarja Hoxha: Si do e pastrojë policinë Ard Veliu, kur shefat që ai emëronte i shërbenin krimit?

17:54, 31/07/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anila Hoxha ka sulmuar ashpër Ardi Veliun, aktualisht drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Hoxha shkruan në Facebook, se si mund ta pastrojë Ard Veliu policinë, kur drejtorët dhe shefat e komisariateve i shërbenin krimit, duke shitur informacione dhe duke arrestuar njerëz në mënyrë të paligjshme.

Reagimi i gazetares Anila Hoxha:

Jam kurioze, si do ta pastrojë policinë kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ard Veliu, kur dosjet e SPAK tregojnë se pikërisht ajo polici dhe ata shefa që emëroi në detyrë në 2020 i shërbenin krimit të organizuar kur Veliu ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit??

- Ajo polici që njoftonte kriminelet mos dilni se po vjen RENEA

- Ajo polici qe nga Tropoja, në Krujë e në jug sajonte vendngjarje sikur hashashi ishte asgjësuar dhe prishte skena krimi.

- Ajo polici që kërcënonte policët e thjeshtë që i shërbenin detyrës dhe i degdisnin nëpër drejtori standardesh sepse nuk pranuan të kryejnë arrestime të paligjshme. Mos bindje ndaj eprorit, intriga dhe varrosje për së gjalli, për policë që vetë bosi urdhëronte; shporreni nga komisariati.

- Ajo polici me shefa që vazhdonin të posedonin informacione prej agjentëve që i shfrytëzonin sikur i kishin polici private, që pasi vilnin punën e policit të ndershëm, arshivonin apo ja shisnin të dhënat pseudo-biznesmenëve dhe kriminelëve.

- Ajo polici që tradhtoi të vetët dhe bëri kurbanë qytetarë të thjeshtë që servireshin si kumbarët e Ballkanit, kur gjithë çka kishin bërë shumë prej tyre nuk meritonte atë forcë policore e demonstrim ligji.

Ata, të vërtetët dalin neper transkripte dosjesh duke ndarë zona krimi e duke paguar miliona në duar me gjak qytetarësh që u prenë në besë. Pikërisht gjatë asaj kohe…..!

Jam kurioze si?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco