Biznesmeni i arrestuar sot nga SPAK, mes 6 kompanive të vetme që morën licencën për kazino

Biznesmeni i arrestuar sot nga SPAK, mes 6 kompanive të vetme që morën licencën për kazino

18:49, 27/07/2023
A+ Aa A-

Megaoperacioni i policisë në disa qytete të vendit ka vënë në pranga drejtues të policisë, prokurorisë, por edhe biznesmen.

Pëllumb Gjoka është një emër i njohur i botës së biznesit, me aktivitete të shtrira në sektorë të ndryshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania ku Pëllumb Gjoka është aksioner dhe për disa kohë ka qenë administrator, veç investimeve në ndërtim dhe turizëm, aktivitet kryesor të saj ka dhënë biznesin e lojërave të fatit.

Aktiviteti në lojërat e fatit rezulton që prej viteve 2010, raporton Euronews.

Së fundi, kompania e tij sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, është mes 6 kompanive të vetme që kanë marrë licencën për të kazino.

Po sipas të dhënave zyrtare, kazinoje ushtron aktivitetin në një hotel me pesë yje në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Marrja një licence për kazino, përveç se kërkon garanci të mëdha financiare nga kompania, sipas ligjit duhet që dhe përfaqësuesit e kompanisë të kalojnë në verifikime për çështje që lidhen me shkelje të ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco