VIDEO/ Mustafaj: Qeverisja e Ramës një vazhdimësi e komunizmit

18:34, 26/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të diskutuar lëvizjet që priten në qeveria nga Rama ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Andi Mustafaj

Mustafaj është shprehur se mënyra se si Rama sillet me shtetin është një vijë logjike e një vazhdimësie të komunizmit dhe nuk ka lidhje me konotacionin e shtetit demokratik perëndimor

"Është një vijë logjike që ne e njohim prej kohësh nga Rama por edhe nga komunizmi në të kaluarën. Unë kam shkruar një artikull të cilin e kam emërtuar Hija që na rëndon, trajtimi i shtetit që Rama i bën është një shenjë e një sëmundje më të madhe që është  vazhdimësi e komunizmit në një formë tjetër në shoqërinë shqiptare.

Shteti në të cilin ne marrim shembull dhe sipas të cilit ndërtojmë institucionet tona qeveritë kanë për stabilitet, drejtim ku shkojnë dhe si pasojë ndryshimet janë të radha , ndërsa në Shqipëri kjo nuk ndodh asnjë herë dhe shteti keqpërdoret dhe jemi shumë larg standarteve që ne pretendojmë.

Këtu ministrat nuk respektohen pasi ata përfaqësojnë një administratë e cila vepron në dobi të qytetarëve shqiptar dhe të gjitha këto elemente tregojnë se sa i dobët është shteti ynë. Duke pasur një korpus institucional që nuk përputhet me realitetin e jetës së njerke ne kemi shtetin formal që vazhdon në një drejtim dhe kemi shtetin real i cili tregon se s avrapa jemi dhe na godet me një forcë më të madhe në fytyrë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco