VIDEO/ Shkarkimet në qeveri, Koka: Klani i Veliajt po godet çdo njeri që del kundër tyre

18:33, 26/07/2023
A+ Aa A-

Për gazetarin Bledian Koka, në asamblenë e PS-së është duke u përplasur klani i Erion Veliajt me pjesën tjetër të PS-së.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Koka u shpreh se, ministrja e Financave në seancën e fundit të parlamentit është shprehur se, Bashkia e Tiranës është autoriteti kontraktor për inceneratorin e Tiranës.

‘Në seancën e fundit parlamentare, në debat e sipër për inceneratorët nëse qeveria i financon apo jo ato të Fierit dhe Elbasanit, në një reagim nga vendi i saj, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se nuk është e vërtetë që qeveria jep para për incenetorin e Elbasanit dhe Fieri, e vërteta tjetër ka shtuar Ibrahimaj është se bashkia e Tiranës, autoriteti nënkontraktor për inceratorin e Tiranës dhe kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë që e lidh Erion Veliajn.

Kur këtë e thotë një eksponent i qeverisë dhe aq më tepër ministri i Financave, kjo është një deklaratë që SPAK duhej ta merrte në atë moment zonjën dhe ta pyeste për deklaratën.

Është klani i Erion Veliajt që është në aksion të fortë për të goditur çdo zë që mund ti dalë kundër dhe deklarata që ka bërë Delina Ibrahimaj në seancën e fundit, që thoshte se qeveria ka vetëm 200 mln fond rezervë për bashkinë e Tiranës që është autoriteti kontraktor për inceneratorin e Tiranës dhe këto 200 mln lekë janë në rast nëse bashkia e Tiranës nuk arrin të shlyejë detyrimet e saj’, tha gazetari Bledian Koka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco