Ndryshimet në qeveri, Rama i mohon, Ibrahimaj: Jam në detyrë

Ndryshimet në qeveri, Rama i mohon, Ibrahimaj: Jam në detyrë

18:10, 26/07/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka mohuar se ka shkarkuar ministren e Finacave, Delina Ibrahimaj.

Edhe vetë ministrja e Financave, ka mohuar lajmin se është larguar nga qeveria.

‘Nuk më kanë shkarkuar, dhe as nuk kam dhënë dorëheqje!’.

Kështu e mohoi lajmin ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se nuk ishte e vërtetë që kishte dhënë dorëheqje apo që ishte shkarkuar.

‘Nuk jam shkarkuar, s’kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.’, tha ajo.

Pasditen e sotme u deklarua se në mbledhjen e qeverisë u miratua dhe vendimi për shkarkimin e Ibrahimajt, gjë që u mohua nga ministrja. Sot socialistët do të mblidhen në Asamblenë e PS-së, e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco