VIDEO/ Bumçi: Opozita ka kaluar testin e zjarrit, Rama dështoi me planin për asgjësimin e saj

16:45, 26/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të diskutuar mbi aksionin opozitar ishte anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi.

Bumçi është shprehur se opozita e ka kaluar testin e zjarrit dhe zgjedhjet vërtetuan se jemi në kuotën e 40 % të mbështetjes, ku na duhet një hap tjetër që të bëjmë të mundur rrëzimin e kësaj qeverie të korruptuar.

Për fat kjo shoqëri dhe demokratët e shpëtuan opozitën në Shqipëri përpara dy vitesh dhe shoqëria ka opozitë ndryshe nga vendet e tjera si Serbia ku ajo  ekziston në letra dhe jo në terren. Kjo u vërtetua dhe në zgjedhjet  e 14 majit pas rezultati që u mor në kushte të paimagjinueshme pa emër partie pa emrin e kryetarit në fletën e votimit dhe të marrësh 40% është treguesi i një opozite të konsoliduar dhe duhet të bëjë një hap tjetër që të shkojmë në 45 % që të fitojmë zgjedhjet.

Çdo grupim, njeri që ka dëshirë të ndryshojë realitet në Shqipëri duhet t’i bashkohet 40% dhe duke u bërë bashkë ne arrijmë të rrëzojmë Ramën pasi i mbijetuam një plani për ta na shkatërruar. Mund të ketë demokratë të mirë dhe me shpirt por ata nëse nuk i bashkohen 40% nuk ndërton dot një projekt tjetër dhe thërrmohet vota opozitare.

Sot kemi një projekt realist të vërtetuar me testin e zjarrit që kemi kaluar në këto dy vite dhe çdo njeri që ka si synim të rrëzojë këtë regjim të kalbur dhe me skandale në të gjitha anët duhet të bashkohet me këtë grup të ,madh të 40% që ta bëjmë realitet këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco