Qesharake/ Açka i bie pishmanit: Jam dorëhequr nga dorëheqja

Qesharake/ Açka i bie pishmanit: Jam dorëhequr nga dorëheqja

15:46, 26/07/2023
A+ Aa A-

Pas deklaratës së bërë paraditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa tha se Komisioni i etikës nuk ekziston, ka reaguar kryetarja Flutura Açka.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia.

Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

“Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.

Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zef Matoshi26/07/2023 16:47

Nuk ka as nji koment vet fakti se kjo nuk ka lidhje me Partin Demokratike kush do qe ka iluzione e ka gabim se prurjet e braves ne gjirin e kesaj Partie tregon se deri ku kan arrit ske qa ti shtosh as nji vler nuk kan as Aqja as hslebeja lere ma Lul brava tuj perfundue te mendermethan te gjekmarkaj qe del me shkrime satirike ndaj qeveris e ministrave, e deputetëve te mazhorancec pot ishte gjall i madhi Tefa do bente satirike me keta mendermethan deputetesh

Shto koment

Denonco