Kosovë, kreu i EULEX i shqetësuar për kërcënimet ndaj policëve

Kosovë, kreu i EULEX i shqetësuar për kërcënimet ndaj policëve

07:30, 26/07/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, tha se është i shqetësuar për raportimet se ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb ka nisur një fushatë linçuese.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj kërcënimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës të reflektojë dhe të përfaqësojë tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai në ‘Twitter”.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco