Soko: Qeveria e ka bazuar shtyllën e ekonominsë mbi paranë e pistë

19:02, 25/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRII TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar situatën problematike të ekonomisë dhe kursit të këmbimit ishte ekonomisti, Pano Soko.

Soko është shprehur se kursi i këmbimit është një raport i drejtë që bazohet të deficiti tregtar ku në vitin 2022 ka qenë  4.5 miliardë lekë, rënia e vazhdueshëm që ka ndodhur në 2022 e këtej ka treguar që ky deficit nuk është real

"Bizneset duhet të bëjnë një llogari se sa është humbja dhe t’i gjejnë mekanizmat të qartë që bazohen në shifra se kjo është vlera që kemi humbur dhe kanë nevojë për këto lëvizje të mbështetur nga qeveria që të marrim oksigjen.

Halli i shqiptarëve sot që flasim janë eksportet dhe kemi një ekonomi të dominuar nga importet, zhdukja e eksporteve do të na kthejnë në vitet 1990 dhe të prekur nga kjo remitancë janë atë që punojnë dhe ët ardhurat i kanë në euro ndërsa kredinë e kanë në lek, por ajo që prek në kollonën e ekonomisë janë eksportet.

Kursi i këmbimit është një raport i drejtë që bazohet të deficiti tregtar ku në vitin 2022 ka qenë  4.5 miliardë lekë, rënia e vazhdueshëm që ka ndodhur në 2022 e këtej ka treguar që ky deficit nuk është real. Shqipëria arrin të tregtojë dhe eksportojë gjëra që ne nuk i shohim dhe të cilat arrijnë ta kompesojnë këtë deficit.

Shqipëria në terma reale është në një raport që eksportet e Shqipërisë i superojnë importet e vendit e kjo tregon përmasën e madhe të parasë së zezë që ne nuk e dimë nëse është në ekonomi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco