Rizaj: Gjana e pranoi zyrtarisht se shumica e partisë është me Berishën

17:37, 25/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi zhvillimet në PD-në e vulës ishte gazetari, Ermal Rizaj.

Rizaj është shprehur se Gjana e ka pranuar zyrtarisht se shumicën e partisë demokratike e ka Berisha  dhe se do të përjashtojë të gjithë ata që e kanë mbështetur Rithemelimin.

"Duhet ndarë çështja e PD, sot Gjana pranojë që shumicën e anëtarëve e ka Berisha duke ju referuar shifrave të 2021 ku ishin rreth 75 mijë anëtarë. Sot Gjana pranoi se kanë 25 mijë anëtarë dhe që i bie 1/3 e listës dhe sot e ka pranuar dhe Basha, që Berisha ka shumicën kjo nuk është më diskutim as në grupin e Bashës as të Bardhit.

Sot Gjana deklaroi se këto anëtarë janë përjashtuar se kanë mbështetur kandidatët e primareve në zgjedhjet vendore të 14 maj, por ai duhet të thonte se edhe Korreshi duhet të përjashtuar se ka mbështetur Sharkën në Lushnje dhe Këlliçin në Tiranë, dhe përse duhet të përjashtohen anëtarët e tjerë dhe Korreshi jo, pra kemi të bëjmë më dy standarte.

Edhe deputetët nuk po e mbështesin më zotin Basha, kjo pasi edhe disa javë më parë këto e kundërshton këtë proces ata u intimiduan dhe u shanë nga njerëz të dërguar nga Basha. Bardhi që duhet të ,errej me organizimin  partisë u përjashtua dhe nuk u pyet më. Në gjykatë dhe në bazë të kuvendit 2021 janë 453 anëtar dhe e akne emrin në Gjykatë e janë at prej  më shumë se dy vitesh.

Në bazë të statutit dhe njoftimit që ka shpërndarë sekretari i përgjithshëm mbledh këshillin kombëtar në mungesë të kryetarit të partisë, me dokumeta ka të drejtë Bardhi ndërsa me procedura kërkon ta mënjanoi Basha."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco