Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Xhaferri: Shkëlqim Hoxha është 'de facto' përballë Erion Veliajt, megjithëkëtë opozita do të fitojë

Xhaferri: Shkëlqim Hoxha është 'de facto' përballë Erion Veliajt, megjithëkëtë opozita do të fitojë

16:57, 22/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Eneida Ndoci, Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka folur për zgjedhjet e të dielës në Bashkinë e Rrogozhinës.

Xhaferri ka bërë një panoramë të përgjithshme të situates një ditë para zgjedhjeve. Ai ka vënë theksin te mobilizimi i gjithë shtetit në një betejë lokale siç është Rrogozhina, e cila iu vodh kandidatit të opozitës, Shkëlqim Hoxha me votat e burgut dhe me mbi 200 vota të xjerra të pavlefshme, ka thënë Xhaferri.

“Rrogozhina është një bashki e vogë me 10-11 mijë votues dhe unë nuk e kuptoj pse është ky mobilizim kaq i madh. Nga investigimi që kam bërë në zone kam kuptuar diçka, pas 14 majit, pas asaj vjedhje që u bë me kutinë e burgut, kandidati socialist mendoi se i fitoi zgjedhjet, e kaloi lumin dhe filloi të hakmerret ndaj populates vendase sidomos nga administratës së tij në bashki, ku ka hequr nga puna diku tek 160 punonjës. Por nuk është mjaftuar vetëm me heqjen nga puna, po familja e tij dhe ai vetë i kanë ofenduar dhe denigruar këta njerëz edhe në ambiente publike. Dhe këtë dëm Partia Socialiste e di që ka ndodhur dhe për këtë arsye po dërgon gjithë falangat, gjithë ushtrinë nga Tirana për të kompensuar dëmin që vetë kandidati i tyre ka krijuar. Dhe tani mund të themi që de facto përballë Shkëlqim Hoxhës është vetë Erion Veliaj. Megjithatë ne jemi shumë besimplotë që fitorja do jetë e Shkëlqim Hoxhës ashtu siç ishte edhe më 14 maj që iu hoq me pa të drejtë”, - është shprehu Xhaferri në intervistën për Syri TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco