‘Marrja peng e diplomave të mjekësisë, një turp’, Vasili: Dështimin e sistemit shëndetësor Rama do t’ua hedhë në kurriz studentëve

‘Marrja peng e diplomave të mjekësisë, një turp’, Vasili: Dështimin e sistemit shëndetësor Rama do t’ua hedhë në kurriz studentëve

09:00, 21/07/2023
A+ Aa A-

Kushtetuta shprehet shumë qartë:

NENI 57

1.Kushdo ka të drejtën për arsimim.

4.Arsimi i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

Edi Rama dhe qeveria dështimin e sistemit shëndetësor duan tjua hedhin ne kurriz studenteve te mjekësisë.

Sipas Ramë dhe qeverise mjekët duhet të punojnë me detyrim pese vjet me detyrim ose të paguajnë 6700 euro për çdo vit se me demek ka shpenzuar shteti për ta, pagese qe jua kalon edhe Universiteteve private qe ofrojnë bile diploma mjekësie qe njihen në Evropë.

[◾️] Se pari: Është një arbitraritet dhe arrogance e madhe qe të vendosësh kushtëzime për të marrë diplomën ndërkohe qe i vetmi detyrim, që ka një student për t’u diplomuar është që të përmbushë të gjithë detyrimet mësimore e të japë provimet dhe këtu mbyllet cikli i diplomimit.

[◾️] Së dyti: Është nje arbitraritet shume i madh sepse Fakulteti i Mjekësisë si i gjithë sistemi universitar është një shërbim publik ku kontribuon e gjithë shoqëria përmes taksave si një detyrim shtetëror dhe kushtetues.

[◾️] Së treti: Kushtetuta është shteruese kur përcakton se arsimi i lartë kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie

[◾️] Së katërti: Familjet shqiptare, që paguajnë taksa, që paguajnë me djersë e sakrifica të panumërta për mbajtjen e fëmijëve në universitet u dashka të paguajnë edhe mijëra euro të tjera nëse fëmijët e tyre duan të marrin diplomën qe u takon padi kane përmbushur te gjitha provimet dhe detyrimet.

[◾️] Së pesti: Po si mund të ketë arbitraritet më të madh se fakti që këto detyrime për marrje diplome do t’i bëhen vetëm atyre, që studiojnë mjekësi ndërsa për mijra studente qe studiojnë ne fakultete e degë të tjera të arsimit të larte si pjese e sistemit universitar publik kjo nuk ndodh.

Është shumë e thjeshtë zgjidhja:

[🔸️] Qeveria te mos vjedhë miliarda euro me koncesione, tendera e blerje votash, të rrisë rrogat e mjekëve në mënyrë dinjitoze dhe jo vetëm që mjeket nuk do të largohen më, por mjaft prej tyre do të kthehen serish në atdhe.

[🔸️] Ndryshoni rrënjësisht cilësinë e Universitetit qe nga mjediset, tekstet laboratorët sallat e mësimit te cilat kanë mungesa te mëdha, qe ndikojnë shume negativisht ne cilësinë e diplomës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco