Kuvendi miraton ligjin për kanabisin/ Xhafaj: Ky është një biznes që vret

Kuvendi miraton ligjin për kanabisin/ Xhafaj: Ky është një biznes që vret

08:30, 21/07/2023
A+ Aa A-

Mes debatesh e një seance e cila zgjati pas mesnate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 3 projektligjet që kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit. 

Një projektligj që së fundmi kishte ngjallur shumë debate ishte legalizimi i kanabisit mjekësor. Edhe ky projektligj u miratua në seancë plenare me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime. Kjo nismë e qeverisë pati sërish përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ku kjo e fundit akuzohej se po i jepte një mundësi të artë krimit që të kishin Shqipërinë territor të lirë për të kultivuar bimë narkotike. 

Ndërkohë, Qeveria deklaroi se me këtë projektligj synon rregullimin dhe mbikëqyrjen e kultivimit, përpunimit, qarkullimit, si dhe eksportimin e bimës së kanabisit të nënprodukteve të tij dhe produkteve përfundimtare për qëllime mjekësore dhe industriale.

Tre votat abstenuese u përkisnin deputetëve socialistë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

“A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale? Mendoj se kjo është qasje e gabuar. Ky është një biznes që vret. Po ashtu vret besimin e njerëzve tek puna. Mendoj se është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”, tha ish-ministri Xhafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco