Eno Bozdo: Mjaft me lavdërime për SPAK. Ata kanë dosjen Veliaj dhe Gjiknuri dhe nuk po veprojnë

18:54, 20/07/2023
A+ Aa A-

Çështja e inceneratorëve ishte tema e sotme e ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV. Gjatë fjalës së tij, i ftuari Eno Bozdo, u shpreh se SPAK nuk duhet lavdëruar për hetimin ndaj Arben Ahmetajt.

Bozdo shprehet se, SPAK ka dy dosje atë të Erion Veliajt dhe të Damian Gjiknurit dhe nuk bën asgjë.

‘Mjaft me lavdërime për SPAK, sepse dëgjoj edhe kolegë të mia, duke thënë se SPAk këtu ka vepruar, ju them mjaft, sepse duhet mbajtur nën tension të përhershëm.

Për të arritur deri këtu ju e dini se çfarë ndodhi 1 vite e gjysëm përpara kur Edi Rama e hoqi Arben Ahmetajn nga të gjitha postet politike dhe ekzekutive.

Pse? Sepse Rama e dinte fare mirë se kush do të ishte veprimi i SPAK. Në 1 vite e gjysëm ka qenë tërheq litarin, ta kapim apo mos ta kapim. Presioni i qeverisë ndaj presionit të palëve të treta, edhe ndërkombëtarëve të cilët janë shumë të interesuar në puën e SPAK.

Duhet të dini edhe diçka, po ai SPAK e ka plot dosjen e Erion Veliajt dhe nuk vepron, ai institucion ka të dhëna të mjaftueshme për Damian Gjiknurin dhe nuk vepron.

Mjafton ajo që dimë. Erion Veliaj  ka uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe ka folur në emër të Këshillit Bashkiak. Ky është shpërdorim detyre. Për shpërdorim detyre janë treçereku i zyrtarëve sot.
Një nga hartuesit i incenetorit të Tiranës është edhe Erion Veliaj dhe ky është i vetmi me skenë PPP. Për këtë incenerator deri më sot janë dhënë 56 mln euro’, u shpreh Eno Bozdo në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco