Nesho: Korrupsioni nuk na bashkon me BE

Nesho: Korrupsioni nuk na bashkon me BE

17:05, 20/07/2023
A+ Aa A-

Diplomati i njohur Agim Nesho teksa ka komentuar pezullimin e fondeve të IPARD ll për Shqipërinë ka thënë se korrupsioni është pikë kryesore e cila nuk e bashkon vendin tonë me Bashkimin Europian.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në SYRI TV, Nesho  është shprehur se qeveria Rama nuk e ka vullnetin politik që të cojë vendin drejt integrimit në BE, përkundrazi kërkon tu bashkohet aventurave në ‘Ballkanin e Hapur’, po ashtu të shesë dhe pasuritë kombëtare.

“Unë e shikoj që korrupsioni  është pikërisht ajo që nuk na bashkon me Bashkimin Europian. Është sëmundja që gjithmonë vendet  e Ballkanit Perëndimor. Korrupsioni dhe klientelizmi, dy fenomenet vdekjeprurëse për demokracitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria që edhe në anketat e fundit del si vendi më i korruptuar i Ballkanit perëndimor me një diferencë se dhe një herë e gjysmë më shumë se vendet e tjera siç është Serbia, Mali i Zi dhe tjerë.

38% është nga 25% që ka qënë më parë mosbesimi për një vend më të korruptuar që ka opinioni publik. Unë mendoj se ky është sinjali i parë, jo se Europa nuk e di se çfarë përfaqson një qeveri e korruptuar si e zotit Rama në Shqipëri.

Ka dy gjera, së pari kjo qveri nuk ka vullnetin politik ta cojë vendin drejt një integrimi drejt bashkimit evropian. Kjo kërkon të blejë kohë, kjo është e priur që ti futet të gjithë aventurave si në ballkanin e hapur me Serbinë,  aventurave për një ndryshim gjeopolitik në Ballkan ose të japë pasuritë kombëtare të Shqipërisë jashtë aseteve dhe bashkëveprimeve me Europën e bashkuar ku kërkon të bëjë pjesë. Siç është afera gjigante e korrupsionit me portin e Durrësit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco