Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Fjala që i censuruan në Kuvend, Berisha: Kërkoni të mbroni Ahmetajn e arratisur, me mungesën e Ramës këtu?!

14:49, 20/07/2023
A+ Aa A-

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha, që u censurua nga Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, dhe që opozita e transmetoi direkt në Facebook.

Të dashur qytetarë!

Për kryetarin e Grupit Parlamentar të Kanabisit, arratisja e Zv.kryeministrit nuk është urgjencë!!! Pra, nuk është flagrancë!!! Nuk është ngjarje e rëndësishme, por është zhvillim normal në shpellën, bodrumet e mafies qeveritare! 

Por si mund të thuash, zotëri, se nuk është urgjencë, se nuk është flagrancë, arratisja e zv.kryeministrit?!

A e kuptoni se çdo shqiptar po ju sheh juve sot?! A e kuptoni që absolutisht, 99,9% e shqiptarëve ju shohin me neveri?!

A e kuptoni apo jo që ngjisni jo si parlamentarë, por si skllevër?! Si anëtarë të organizatës kriminale të plehrave me në krye Edi Ramën.

Çfarë mendoni ju?! Ju lutem, mediave, të ndajnë ekranet, sepse jam në Facebook, sepse këta edhe censurën e përdorin, nuk respektojnë as rregulla, asgjë.

Këta këtu, duan të shkelmojnë Kushtetutën, duan të mbrohen në shkelje të rregullores. Këta po kryejnë një turp të madh, po mbrojnë Arben Ahmetajn, po mbrojnë Edi Ramën! Po mbrojnë Erion Velinë!

Të dashur qytetarë. Mafia e plehrave është mafia më e rrezikshme në Evropë. 

(I kthen përgjigje Felajt që i kërkon të lërë foltoren: Ti sot je shndërruar në zëdhënëse, je shndërruar në Gugalljen e parlamentit me këto që bën, ti je Gugallja e parlamentit me këtë që bën sot, je bërë zëdhënësja e Edi Ramës. Zbato rregulloren, zbato rregulloren këtë të them!)

Si kërkoni ju, të mbroni Arben Ahmetajn që është arratisur me mungesën e Edi Ramës këtu?! A e kuptoni që i vidhni çdo ditë shqiptarëve nga 100 mijë euro në ndërmarrjen e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt?! A e kuptoni se çdo muaj shkojnë nga 2 milionë euro në atë ndërmarrje?!”/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco