Ministra me telefona të kriptuar, Berisha thirrje Komisionit Evropian që të hetojë: Balla i lidhur me krimin

14:37, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ne kuvend dhe i ka bërë thirrje komisionit Evropian që të hetojë lidhjet e zyrtarëe shqiptarë me krimin e organizuar.

Berisha: Ministrat tuaj, ja mbathën, gjenden të lidhur me banditë kryesore. I bej thirrje Komisionin Evropian, Europolit. I bej thirrje partnerëve tanë për një kontribut të madh ne luftën kundër krimit në Shqipëri. Zbardhni bisedat e zyrtarëve me bandat e krimit në Shqipëri dhe Europë. Kërcnojnë sigurinë kombëtare jo vetëm të Shqipërisë për edhe të një serë vendesh në Evropë.

A mund të imagjinoni ju ministra apo edhe me lart me telefona të kriptuar sky….

Atëherë do ta kuptoni ju se pse ai zgjedh Ballën në Ministrinë e Brendshëme, me të lidhurin me bandat dhe me krimin.

Edi Rama, pse  e beri sepse, ai është i lidhur.

I bëj thirrje KE të ndihmojnë këtë vend pasi përditë ky vend bëhet më i rrezikshëm dhe për vendet tuaja. Cili nga ju ka porositur vrasje avoketërish. Cili nga ju është akuzuar se fut hundët për të fituar banda tendera.

Si more u vutë shqiptarëve një njeri të tillë. E patë ju se dy vite me parë shkoi dhe e liroi Rrexhep Rrajën nga komisariati dhe tani Rrajet e vunë minister.

Është dramtaikë kjo që bëni.

Sigurisht Edi Rama i bënë se ka mbështetje  por ajo gradulisht kjo mbështetje po gërryhet.

Flitni sot për vilat e Ahemetajt e nuk thoni asnjë fjalë për vilën e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco