VIDEO-SYRI TV/ Memollat si Rrajat, klanet që dominojnë periferinë. Xhaxhallarët presion ndaj gazetares

15:53, 16/07/2023
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Pasi kërcënuar gazetaren dhe grupin e xhirimit, SYRI TV ka arritur që të identifikojë të gjithë ata persona që ushtruan presion në afërsi të lokalit të kandidatit te PS, për bashkinë Rrogozhinë Edison Memollës.

Personi i parë më te cilën është përballur me kërcënim gazetarja, është Agim Memolla, i cili është xhaxhai i kandidatit për zgjedhjet vendore te 23 korrikut, Edison Memolla. Me një makinë të tipi ‘Jaguar’ me targa italiane pasi ka kërcënuar gazetaren është larguar.

Por nuk janë mjaftuar me kaq dhe kërcënimet nga të afërm të Memollës kanë vijuar, me xhaxhanë tjetër të kandidatit socialistë për bashkinë Rrogozhinë. Arif Memolla është personi tjetër që ka ushtruar presion në lidhje live ndaj grupit te xhirimit duke kërkuar që të largohen nga vendi.

Për të larguar Arif Memollën i është bashkuar djali i xhaxhait të Edision Memollës, ish-kryebashkiakut të ndjere Haxhi Memolles.

Gjithashtu si për të ulur gjakrta ka ndërhyrë edhe Bajram Hakani me detyre punonjës policie.

Të pranishëm rreth vendit te ngjarjes ishin edhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Skenat e sotme skandaloze në mes te Rrogozhinës ngrenë shqetësimin për pushtetin e jashtëzakonshëm që kane klanet periferike në shumë zona të vendit.

Përmes mbështetjes së qartë politike nga eksponentë të Partisë Socialiste këto klane marrin guximin të kërcënojnë në mes të ditës gazetarët, siç ndodhi edhe sot në Rrogozhinë me grupin e SYRI TV.

Ky rast të kujton klanin Rraja të Krujës, anëtarët e së cilës demonstronin veprimet e dhunshme në mënyrë publike, siç ishte edhe video e masakrimit të dy kushërinjve Maja pak ditë më parë. Këto banda, përveç sjelljes së dhunshme, kanë një rol të dorës së parë për sigurimin e votave në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste, duke përdorur intimidimin dhe kërcënimet ndaj qytetarëve.

 Rasti i Rrajave dëshmoi pushtetin e madh që kanë këto grupe në zonat e tyre, dhe kontrollin e plotë që ata kishin edhe mbi policinë lokale të Krujës. Përfshirja e familjareve të Edison Memollës në kërcënimin e grupit të SYRI TV, dëshmon më së miri se një klan i tillë i dhunshëm ka hedhur rrënjë edhe në Rrogozhinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco