Spaho: Përgjigje autorit ‘anonim’ për shkrimin e bërë dje në gazetën qeveritare Tema

Spaho: Përgjigje autorit ‘anonim’ për shkrimin e bërë dje në gazetën qeveritare Tema

15:46, 16/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas përgjigjes me një shkrimi gjasme ‘anonim’ të publikuar në gazetën Tema, ku flitej për denoncimin e bërë në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe kontratën e firmosur për prodhimin e enegjisë që duhet të vinte nga ky impiant.

Në postimin e tij në Facebook, Spaho thekson se ‘në të vërtetë përgjigjen duhet ta ketë shkruar zoti Tërmet Gjiknuri pavarësisht se dukej si pa autor. Kjo, si dhe gënjeshtrat që thuheshin aty, tregojnë panikun që i ka zënë’.

Dy ditë më parë Spaho ka publikuar dokumenta ku duke qartë implikimi i Damian Gjiknurit në aferë duke dhënë një leje që ligji e parashikon të lëshohet nga Këshilli i Ministrave.

Postimi i plotë:

Pergjigje autorit “anonim” per shkrimin qe kishte bere dje ne gazeten qeveritare Tema.

Ne te vertete pergjigjen duhet ta kete shkruar zoti Termet Gjiknuri pavaresisht se dukej si pa autor. Kjo, si dhe genjeshtrat qe thuheshin aty, tregojne panikun qe I ka zene.

I vetmi dokument justifikues qe nxorri ishte ekstrakti i rregjistrimit te Albtek Energy sh.p.k. ne QKB, i cili vetem sa tregon qe kompania  ka si aktivitet te sajin prodhimin e energise elektrike. Askush nuk e ka vene ne dyshim kete fakt por a ke ndonje cope leter te tregosh qe impianti I prodhimit te energjise elektrike nuk do shfrytezohej nga Albtek Energy sh.p.k. per 25 vjet? Sepse institucionet flasin me letra dhe jo me interpretime ne gazeta.

Ka dy dokumenta qeveritare qe autorizojne Albtek Energy sh.p.k. te ndertoje dhe shfrytezoje impiantin e prodhimit te energjise elektrike dhe qe eshte veshtire ti rrezosh me ekstraktin e rregjistrimit ne QKB:

1. Kontrata e koncensionit e vitit 2014, faqe 19-20, per ndertimin e impiantit te energjise elektrike, shfrytezimin e tij, shitjen dhe eksportimin e energjise elektrike hartuar ne baze te nenit 25 te ligjit per energjine elektrike te vitit 2003.

2. Miratimi Nr. 4557/7 date 31.10.2016 nga Ministria e Energjise dhe Indstrise, per ndertimin e impiantit te energjise dhe operimin e tij per nje periudhe 25 vjecare, firmosur nga Ministri Gjiknuri.

Ketu Ministri Gjiknuri ka shkelur ligjin me te dy kembet. Jo vetem per afatin 25 vjecar te miratimit, por ai nuk ka asnje te drejte te leshoje miratime per investimet e dhena me koncension dhe te financuara teresisht nga shteti sic eshte Impianti i perpunimit te mbetjeve Elbasan.

Referoju VKM dhe ligjit per ndertimin e kapaciteteve te reja energjitike te cilat nuk jane dhene me koncension. VKM 822, pika  4 dhe neni 49 i Ligjit 43/2015  per Sektorin e Energjise Elektrike jane mjaft te qarte. Ato jane asgjesuese per cdo justifikim.

Lind pyetja, perse ky ngut? Perse ky favorizim, madje i pabazuar ne ligj? Gojet e liga thone qe ishte gare se kush do merrte success fee nga Albteku.

Me keto dy dokumenta si dhe VKM 907 date 17.12.2014 ku miratohet financimi dhe ndertimi i impiantit te perpunimit te mbetjeve dhe prodhimit te energjise elektrike ne Elbasan, shoqeria Albtek Energy sh.p.k. shkonte ne cdo gjykate nderkombetare arbitrazhi dhe e vinte qeverine me shpatulla per muri.

Nje pyetje te fundit? Impianti I perpunimit te mbetjeve dhe prodhimit te energjise elektrike u ndertua me parate e shtetit apo te Albtek Energy sh.p.k.? Me te shtetit eshte pergjigja. Madje me dyfishin e cmimit, nga rreth 10 milione euro na moren 21.6 milione euro. Po kur u ndertua me parate tona perse duhet  qe Albtek Energy sh.p.k. ta shfrytezoje per nje periudhe 7, 10, 25 vjet apo cfardo afati per te fituar vete? Ne cilin vend te botes behen ndere te tilla? Vetem ne Albanistanin e Rilindjes.

Keto jane pyetjet qe duhet te beje SPAK ne se vertet do qe ti shkoje deri ne fund kesaj historie. Tung Termet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco