Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Agresioni ndaj gazetarëve të Syri Tv, dëshmi e panikut të mercenarëve të pushtetit!

Agresioni ndaj gazetarëve të Syri Tv, dëshmi e panikut të mercenarëve të pushtetit!

14:23, 16/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri 

Grupi i xhirimit i Syri Tv u kanos sot në Rrogozhinë nga shtabi i mercenarëve të kreut të Bashkisë Edison Memolla, për fajin e vetëm se po raportonin takimet e kandidatit Memolla me administratën në ditë pushimi. 

Këta banditë e dinë se pushtetit të tyre në Rrogozhinë po i vjen fundi, pasi në 23 Korrik fatin për drejtimin e kësaj bashkie e vendosin qytetarët dhe jo mercenarët.

Autoritetet të ndëshkojnë në bazë të ligjit agresorët, që janë njerëz me pushtet, familjarë të Edison Memollës.

Ky i fundit duhet ta harroje se në 23 Korrik fitoren do ta marrë në tavolinë siç bëri në 14 Maj.

Ndërkohë të deleguarit e mazhorancës nga Tirana, t'i lënë presionet ndaj banorëve dhe bizneseve pasi provat për shkekjet e tyre janë duke u administriuar nga Prokuroia dhe SPAK.

Me 23 Korrik Rrogozhina u kthehet qytetarëve dhe në institucionin e Bashkisë rikthehet transparenca dhe llogaridhënia!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco