Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Sulmet ndaj gazetares, Tomorri dënon sulmin e Veliajt: E pavend për një zyrtar të lartë

Sulmet ndaj gazetares, Tomorri dënon sulmin e Veliajt: E pavend për një zyrtar të lartë

21:25, 15/07/2023
A+ Aa A-

Pas Ricardo Gutiérrez, i cili është Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, një reagim ka pasuar nga gazetari Klodian Tomorri, në lidhje me gjuhën e përdorur nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama. Tomorri shkruan që në krye të herës se është e pavend për një zyrtar të lartë, që ti drejtohet gazetares si një "vrasëse me pagesë".

Duke iu referuar çfarë Gutiérrez ka shkruajtur, Veliaj e përshkroi gazetaren si një "vrasëse me pagesë", pasi ajo zbuloi se ai kishte luajtur një rol të rëndësishëm në një projekt të lidhur me menaxhimin e mbetjeve publike në Tiranë. Klodian Tomorri citon se çdo zyrtar që mendon se një gazetar ka mashtruar apo ka spekuluar qëllimisht ndaj tij, ka të gjithë instrumentat e nevojshëm për ta ekspozuar gazetarin. Dhe se në fund është publiku që ballafaqon faktet, dhe vendos se nga anon e vërteta.

 Pak më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka kërkuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që të ndalojë “denigrimin ndaj gazetarëve që guxojnë t’i kërkojnë llogari”.

Reagimi i plotë

Gjuha e perdorur nga kryetari i Bashkise se Tiranes Veliaj kunder koleges Ola Xama, sipas atyre qe zbulon sekretari i Pergjithshem i Federates se Gazetareve Europiane, eshte e pavend per nje zyrtar te larte.

Cdo politikan, qe mendon ose ndihet se eshte sulmuar pa te drejte nga nje gazetar ka te gjithe hapesiren publike dhe mediatike te nevojshme per te mbrojtur dinjitetin e tij.

Cdo zyrtar i larte i shtetit qe mendon se nje gazetar ka mashtruar apo ka spekulluar qellimisht ndaj tij ka te gjithe instrumentat e nevojshem per ta ekspozuar gazetarin.

Mund ta beje kete permes pergenjeshtrimit te lajmit, mund ta beje duke hedhur poshte komentet apo parashtrimet e gazetarit me fakte e keshtu me radhe.

Eshte publiku pastaj qe ballafaqon faktet dhe vendos se nga anon e verteta. Dhe kaq mjafton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco