Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Ahmetaj nxori zbuluar organizatën kriminale me në krye Edi Ramën, a do thyeje ai kodin ‘Omerta’?

Ahmetaj nxori zbuluar organizatën kriminale me në krye Edi Ramën, a do thyeje ai kodin ‘Omerta’?

13:51, 14/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besat Xhaferri

Ahmetaj pavarësisht se vendosi të arratisej dhe të mos përballej më drejtësinë e re të propaganduar prej qeverisë së tij, së paku nj shërbim ia bëri publikut, pasi konfirmoi se në aferën e incineratorëve qeveria ka vepruar si një organizate kriminale, ku në krye të saj qëndron Edi Rama.

Arben Ahmetaj sot faktoi se pjesë e kësaj afere veç ministrave, kryeministrit janë edhe një numër i madh drejtuesish të administratës, ushtarë të Ramës mes tyre dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por në krye të skemës është një i vetëm, Edi Rama.

Ky i fundit sot do duhej të përgjigjej përpara Parlamentit, por zgjodhi arratinë nga salla dhe njoftoi kyçjen në ERTV, ku ftoi mbështetësit dhe patronazhistët ta mbështesin për të vërtetën e këtij.

Kjo organizatë kriminale prej 8 vitesh mban peng të ardhmen e Shqipërisë dhe aferat e tyre korruptive kanë tronditur partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë.

A do jetë Arben Ahmetaj ai që do thyejë kodin “Omerta” të heshtjes, koha do ta tregojë, por një fakt nuk zhbëhet, delegjitimimi i kësaj mazhorance, që nuk përfaqëson më askënd në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco