Berisha: Ahmetaj po negocion me Ramën pasi e dërguan në ekzil sepse do fliste! SPAK u tregua i kursyer me të

Berisha: Ahmetaj po negocion me Ramën pasi e dërguan në ekzil sepse do fliste! SPAK u tregua i kursyer me të

10:06, 13/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal në mbledhjen e grupit parlamentar edhe te çështja e Arben Ahmetajt.

“Java kishte si ngjarjen më të jashtëzakonshme, arratisjen e Arben Ahmetajt.

Arratiset njeriu që nga viti 2013, për të paktën tetë vite ose nëntë vite, ishte superministri, por edhe zëvendëskryeministri për një periudhë të tërë, i qeverisë së Edi Ramës.

Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër, moralin e ulët, standardet më të ulëta morale të kësaj bande, kësaj organizate kriminale që është në pushtet.

Prokuroria speciale, në të gjitha ato akuzat që ka renditur, ose të paktën që janë bërë publike, mendoj se ato janë plotësisht të drejta, por ajo është treguar shumë e kursyer.

E kursyer sepse Arben Ahmetaj, pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, të cilët janë në binom, sepse Sekretari i Përgjithshëm nuk ka fuqinë, por te Edi Rama janë binom i pandarë, Arben Ahmetaj është truri, është njeriu më kryesor pas atyre në aferën e korrupsionit.

Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme dhe kjo është absolutisht e njohur.

Ky person, me kompaninë e tij Hermes, dhe, në bindjen time absolute me të punësuar të paktën Zoton, por shumë më thonë edhe Mërtirin, me kompaninë Hermes i vodhi Albtelekomit 11 miliardë impulse. 13 milionë euro dhe ia mbathi në Rumani duke kërkuar azil politik.

Pastaj zgjidhi punë se kontrollonin prokurorinë dhe u kthye dhe u bë ministër.

Por, afera e inceneratorëve, në rrafshin proceduror, është afera që fakton në mënyrën më të qartë, më ligjore, se qeveria shqiptare, Edi Rama me një pjesë të ministrave të tij, funksionuan si organizatë kriminale.

E vërteta është se nga viti 2014 gjer në krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, u bënë qindra denoncime. Por komisioni faktoi përfundimisht se kishim të bënim me një organizatë kriminale të strukturuar, veprimtari që fillonte me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, të cilët në kundërshtim me ligjin dhe shkresën e Eduart Merkajt, drejtorit të APP, se procedura e negociatës së mbyllur nuk ekziston, është antiligjore, Edi Rama pavarësisht nga kjo me Agaçin vendos firmën.

Ky moment, të cilin prokuroria nuk guxon ta prekë, nuk ekzonoron, nuk justifikon asnjërin prej atyre të cilët për këtë aferë firmosën në kundërshtim me ligjin. Sepse ka një ligj që thotë se edhe policit, edhe oficerit, mos zbato kurrë urdhra që janë në zbatim me ligjin.

Këta tani i kanë zbatuar këto urdhra në mënyrën më korruptive. Njëra nga ata që ka zbatuar këto urdhra dhe që përpiqet të hapë fjalë poshtë e përpjetë se nuk jam i përzier, është Arben Ahmetaj.

Pse është Arben Ahmetaj? Nuk ka kontratë shteti që nuk shkon në Ministri të Financave me detyrim. Nuk ka ministër Financash që mund të pengohet të protestojë, të kundërshtojë një kontratë të paligjshme.

Por ky i shihte si anash dhe i shtynte. Ndaj dhe nuk ka dyshim se përgjegjësi kryesor është Edi Rama në këtë aferë. Tenderi i mbyllur është i paligjshëm. Por Edi Rama me Agaçin e tij e firmosën. Megjithatë, secili nga ata që ka firmosur nën ta, ka pasur detyrë ta kundërshtojë dhe jo ta firmosë.

Kështu që askush nuk mund të lajë duart, aq më pak Arben Ahmetaj që çau dhe ia mbathi.

Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them se e çoi në ekzil? Në pamjë të parë duket paradoks se edhe i hapi dosjen dhe e çoi në ekzil. Por e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën.

Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte se ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë.

Pse them se e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë.

Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet.

Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi.

Edi Rama duhet të thirret për mocion me debat në parlament ku duhet të japë llogari për të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale që kryeson.

Prandaj të çojmë firmat urgjentisht dhe të kërkojmë mocion me debat,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco