'Rruga pa Kurtin', LDK-ja mbledh shoqërinë civile dhe OJQ-të

'Rruga pa Kurtin', LDK-ja mbledh shoqërinë civile dhe OJQ-të

11:30, 11/07/2023
A+ Aa A-

Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar të martën takimin e dytë konsultativ për gjendjen politike në vend. Sot krerët e kësaj partie opozitare janë takuar me përfaqësues të shoqërisë civile e organizatave joqeveritare.

Diskutimi do të jetë i mbyllur. Takimi mbahet në një nga hotelet në kryeqytet.

Sipas LDK-së, takimi është konsultativ për gjendjen politike në vend, “me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”.

Ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pati paralajmëruar mobilizimin përmes platformës “rruga e re”, si mjet për t’iu kundërpërgjigjur “politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj - dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë sonë”.

Në paralajmërimin e takimeve, ai pati thënë se “Kosova ka një rrugë të re”. Sipas tij, kjo rrugë “nuk ka kryeministrin Albin Kurti në të”.

Javën e shkuar, LDK-ja u takua me gazetarë e analistë politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco