‘Një tragjedi plotësisht e shmangshme’/ Berisha: Nëse autoritetet nuk do të mungonin, viktimat do të ishin gjallë

‘Një tragjedi plotësisht e shmangshme’/ Berisha: Nëse autoritetet nuk do të mungonin, viktimat do të ishin gjallë

22:08, 09/07/2023
A+ Aa A-

Pas tragjedisë së rendë ndodhur gjatë kësaj të diele në bregdetin e Kavajës ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Dëshmitë e plazhistëve të tjerë tregojnë se nëse autoritetet nuk do të mungonin, por do vepronin sipas detyrave përkatëse, viktimat do të ishin ende gjallë”, shkruan Berisha duke postuar në faqen e tij ne facebook edhe një dëshmi të një pushuesi për këtë ngjarje të rëndë.

Postimi i plotë:

Një tragjedi plotësisht e shmangshme!

Babai dhe dy djemtë mbyten në plazhin Vilë-Boshtë, një tragjedi e madhe për familjen dhe të afërmit e viktimave.

Autoritetet i kanë lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Policia e shtetit, ambulanca, rojet bregdetare kanë dështuar edhe sot, duke sjellë për rrjedhojë humbjen e tre jetëve.

Dëshmitë e plazhistëve të tjerë tregojnë se nëse autoritetet nuk do të mungonin, por do vepronin sipas detyrave përkatëse, viktimat do të ishin ende gjallë.

Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjarët e tre viktimave. Zoti ua lehtësoftë sadopak dhimbjen e pamasë. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco