Manjani: Asnjë ambasador nuk ka rëndësi më të madhe sesa vendi im….

Manjani: Asnjë ambasador nuk ka rëndësi më të madhe sesa vendi im….

20:21, 09/07/2023
A+ Aa A-

Ylli Manjani, personazh i njohur publik, politikan, jurist, përkrahës i kauzave publike, ka dhën një intervistë ndryshe për Syri.net.

Në këtë intervistë jo-klasike, Manjani nuk ka lënë jashtë qendrës së tij të vëmendjes edhe situatën poltike në vend. Dhe sidomos qëndrimet e shumë kritikuara të ish ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

-Jeni vërtetë kritik i ashpër me drejtësinë, përse?

-Besoj nga frika. Ka shumë komentues që ushqehen nga portalet politike që shkruajnë se "Manjani kritikon drejtësinë se ka frikë se do e arrestojnë". Qesharakë apo jo? Se kur njeriu ka hall, nuk flet por ashtu urtë e butë gjen zgjidhjen. Por trutharët nxjerrin kësi monstruozitete. Njësoj funksionon edhe kur kritikoj ambasadën e Amerikës apo edhe vetë Amerikën. "Do ta arrestojë Amerika"- thonë hajvanët.
Por sidoqoftë, të kthehem tek pyetja juaj, dmth përse të mos e kritikojmë?
Drejtësia është shërbim publik dhe publiku duhet të dijë si jepet ky shërbim. Kush më shumë sesa unë e kolegët e mi duhet ta kritikojnë këtë shërbim?!
 
-Megjithmend, pse gjithë ajo ashpërsi në kritikë ndaj Yuri Kim dhe Amerikës?

-Sepse nuk jam Amerikan, por Shqiptar. Amerikanët vetë e kritikojnë shtetin e politikën e tyre, pse ne nuk u dashka ta kritikojmë për aq sa ata hyjnë në punët tona?! Ç'punë ka Amerika fjala vjen se kush është kryetar i një partie në këtë vend dhe kë duhet të njohë gjykata jonë e kë jo?! Etj etj...se s’dua të sjell në vëmendje të gjithë pisllëqet që gatuhen, por absolutisht askush nuk ka imunitet nga kritika. Të gjithë janë të kritikueshëm, amerikanët të parët!
Kështu që asnjë ndrojtje nuk kam për të ushtruar të drejtën e kritikës në vendin tim dhe për punët e vendit tim. As një ambasador nuk ka rëndësi më të madh sesa vendi im. Ky është parim që e kam patur gjithmonë. Edhe non-gratat janë më të rëndësishëm sesa ambasadorët. Sepse ata janë shqiptarët e mi, ambasadorët jo.

Intervisita e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco