VIDEO/ Balliu: Emërimi i Ballës është bërë për të siguruar krimin e organizuar

13:07, 09/07/2023
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu i ftuar në edicionin e mesditës në SYRI TV është shprehur se krimi është rrugëve dhe se ministri i brendshëm, Taulant Balla është vendosur aty për të siguruar kriminelët.

Balliu ka theksuar se ndaj gurores në Krujë janë adresuar me dhjetra denoncime dhe sot është marrë vendimi për pezullimin e  punimeve në këtë gurore pas krimit barbarë të ndodhur ndaj qytetarëve.

"Emërimi i Ballës në krye të policisë është një ditë feste për krimin e organizuar. Balla është në çdo dosje e krimit të organizuar, ai përmendet në krimet më makabre që kanë ndodhur në vendin tonë. Oficeri i policisë, Nuhu e ka përmendur Ballën në kërcënimin që i është bërë nga fisi Rraja me mbrojtjen e tij.

Balla është ministër i brendshëm për të rritur krimin dhe bandat, kjo ndodh vetëm për një motiv që të rritet dhe sasia e votave për PS. Kjo panoramë që kemi parë në Fushë-Krujë është fiks ajo që ndodh në të gjithë Shqipërinë nga krimi i organizuar.

Çuçi ka qenë i afër me Rrajat por Balla është më i afërt me to dhe emërimi i ti është një garanci për vijimin e krimit. Denoncimet për guroren janë mbi 40 dhe përse nuk i është 0përgjigjur policia këtyre denoncimeve dhe sot merret vendimi për bllokimi i gurores. Përveç Rrajave kemi disa krime që ndodhin në Shkodër, Vlorë e kudo krimi është shtrirë në çdo cep të Shqipërisë. Policia dhe efektivët e ndershëm sot persekutohen nga shteti pasi drejtori emërohet nga bandat."

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco