Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Ministri i bandave

Ministri i bandave

12:40, 09/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka me një reagim në Facebook, shkruan se bandat e Elbasanit, Fierit dhe Krujës duhet të jetë të kënaqura me emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas Kokës, ky është ministri i bandave, të cilat nuk kanë pasur një përfaqësim kaq direkt në Ministrinë e Brendshme!

Reagimi i gazetarit Bledian Koka:

Urime bandave të Elbasanit, Fierit dhe Krujës!

Edi Rama ka propozuar Ministër të Brendshëm Taulant Ballën, njeriun që po hetohet nga SPAK për lidhjet me bandat e organizuara dhe 2 tenderat që u ka dhënë po Ministria e Brendshme.

Taulant Balla sot mund të ishte ministër i çdo ministrie, jo për meritë, por për shërbetorin e palodhur që është.

Por vetëm i Ministrisë së Brendshme jo!

Sot Taulant Balla po emërohet ministër i Brendshëm përpara se aty të zbarkojë SPAK për tenderat që kanë përfunduar në llogarite e bandave të Elbasanit me porosi të Taulant Ballës dhe miratim të Bledi Çuçit!

p.s...kurrë më shumë se sot krimi i organizuar nuk ka pasur një përfaqësim kaq direkt në Ministrinë e Brendshme!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco