Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave. Reagon KFOR

Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave. Reagon KFOR

10:52, 05/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka ngritur alarmin për kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë.

Kearns ka deklaruar dje në Parlamentin britanik se Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave dhe se të njëjtat po dërgohen në Kishat ortodokse. Madje, ka thënë se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje– ndodhi e papritura– një ambulancë veçse kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët”.

Deputetja në Parlamentin britanik, Alicia Kearns

Lidhur me këto pretendime të deputetes Kearns, Telegrafi ka pyetur KFOR-in për të marrë një qëndrim rreth kësaj çështje. Përmes një përgjigje me shkrim, KFOR-i ka theksuar se nuk ka asnjë provë për atë që është raportuar, dhe se deputetja i referohet ngjarjes së vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusilier (regjiment ushtarak britanik), u punësua në Kosovë.

“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u punësua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”.

Përgjigja e KFOR-it për Telegrafin

KFOR-i më tej shton se nuk ka asnjë dëshmi lidhur me kontrabandën e supozuar nga deputetja Kearns.

Sipas tyre, nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca.

Sipas KFOR, për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco