Von der Leyen pas takimit me kryeministren serbe: Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i domosdoshëm

Von der Leyen pas takimit me kryeministren serbe: Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i domosdoshëm

10:43, 05/07/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe Ana Bërnabiç.

Në përfundim të këtij takimi,  Von der leyen ka thënë se në fokus të bisedimeve është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën shtoi se është i domosdoshëm.

“U zhvillua një takim i mirë. Komisioni Europian mbështet përpjekjet e Serbisë për anëtarësimin në BE. Plani ynë i ri do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, në rritjen  e investimeve të BE-së dhe do t’u sjellë më pranë tregut të përbashkët”, ka shkruar presidentja e KE-së në postimin e saj të publikuar në “Twitter.”

Kujtojmë se më herët në një intervistë për mediat, kryeministrja serbe teksa u ndal tek tensionet në veri të Kosovës, deklaroi; ‘topi është në fushën e Prishtinës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco