Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të përbashkët të qeverive

Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të përbashkët të qeverive

10:38, 05/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kushtëzoi takimin me kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Prishtinë nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor.  

“Jam i gatshëm të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.

Kurti e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë që gjatë kësaj jave të mbajnë mbledhjen e anuluar të dy qeverive.

"Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Ramën. Ky tur është për përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit q do të mbahet në tetor. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë, ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsye, ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. Ishin 13 marrëveshje, të mos mbeten në sirtar. Unë i propozova Ramës që meqë po vjen këtë javë, të mbajmë edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes," tha Kurti.

Nëse Rama e refuzon këtë kërkesë të Kurtit, atëherë ai theksoi se takim bilateral mes dy liderëve nuk do të ketë, pasi siç deklaroi, me homologun e tij nga Shqipëri është në kontakt të vazhdueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco