Albin Kurti: Nuk ka zgjidhje të situatës sepse nuk po zbatohet marrëveshja

Albin Kurti: Nuk ka zgjidhje të situatës sepse nuk po zbatohet marrëveshja

10:29, 05/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka zgjidhje për shtensionim dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë sepse nuk po zbatohet marrëveshja bazike e arritur në Bruksel më 27 shkurt.

Kurti ka fajësuar Serbinë për mosrespektim të marrëveshjes, ndërsa ka përsëritur se Kosova ishte e gatshme edhe ta nënshkruante dakordimin në Bruksel.

“Sa i përket normalizimit, kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes. Dhe mos të harrojmë se kemi marrëveshje. Shumëçka që trumbetohet në mediat vendore, në Serbi dhe ato ndërkombëtare e kanë krijuar përshtypjen sikur nuk ka marrëveshje. Nuk ka zgjidhje sepse nuk po zbatohet marrëveshja. Kam kërkuar nga Lajçaku dje që marrëdhëniet normale me Serbinë do të mund të bëhen duke mos i braktisur vlerat evropiane. Kam kërkuar që gjithçka që është në marrëveshjen bazike të jetë edhe në sekuencën e zbatimit”, tha Kurti në një konferencë për media të mërkurën.

Për takimin e djeshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti tha se i ka shprehur gatishmërinë atij për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

“Janë e vetmja mënyrë si të bëhet ndërrimi i pushtetit [për zgjedhjet e parakohshme]. Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhen me dhunë, duke plagosur ushtarët e KFOR-it, gazetarët apo policët. Neni i 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e qartëson se si duhet vepruar. Insittucionet do t’i respektojnë të gjitha procedurat”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës tha se si ai, si Lajçaku, kanë dalë me përshtypje pozitive nga takimi i djeshëm. Lajçaku sot do të takohet edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco