Klinton-Soros-Rama/ Bushati: Mysafiri, financuesi dhe i zoti i ditëlindjes

Klinton-Soros-Rama/ Bushati: Mysafiri, financuesi dhe i zoti i ditëlindjes

09:35, 05/07/2023
A+ Aa A-

Aleks Soros, djali i miliarderit Soros, i cili ka marrë drejtimin e perandorisë së babait të tij, ra në sy me praninë e tij gjatë vizitës së ish-presidentit amerikan Bill Klinton në Tiranë. Ai ka qenë i pranishëm edhe në darkën e shtruar nga kryeministri Edi Rama dhe ku është festuar edhe ditëlindja e tij 59-të.

Duke publikuar disa foto në Instagram, Soros shkruan: “Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës Edi Rama dhe Bill Klinton".

"I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë. Shqipëria është ndër vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i madh– falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Tingulli në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta çmoj përgjithmonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Tirana, Shqipëri!” – shkruan Aleks Soros.

Pas këtij postimi, reagoi me ironi edhe analisti Andi Bushati.

"Mysafiri, financuesi dhe i zoti i ditëlindjes," shkruan ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco