Alizoti: Shqipëria është një vend ku padrejtësia ka zënë vend, Rama është një fatkeqësi e politikës shqiptare

18:23, 03/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të folur mbi raportimet e drejtësisë së re në parlament, ishte deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti.

Alizoti është shprehur se Shqipëria është kthyer në një vend ku padrejtësia ka zënë vend dhe se arrestimi  i vetëm të dobtëve dhe politikanët me vila e udhëtime private shijon jetën tregon se drejtësia nuk po e bën punën e saj.

"Të flasësh për drejtësinë në një vend ku padrejtësia ka zënë vend, të flasësh për një drejtësi në vend ku nuk ka asnjë politikan të nivelit të lartë përballë drejtësisë, ku të gjithë politikanët disponojnë vila pa fund dhe në nj vend aq të pasur me njerëz aq të varfër dhe të mos kesh raste konkrete të hetimit të drejtësisë atëherë këtu është një tragjedi komedi.

Ky është një nga vendet më të padrejta ku politikanët janë shumë të pasur dhe njerëzit janë shumë të varfër ku e gjitha është një teatër i shumëtuar.

Me paratë e qytetarëve vidhen zgjedhjet dhe ky popull është kthyer në një skllav ku drejtësia heton vetëm të dobëtit dhe nuk i prek të fortit. Unë do të përshëndesja çdo reformë në drejtësi kur ajo në radhë të parë do të godasë të fortit sepse këtu historikisht janë goditur të dobëtit.

Recitimet në parlament janë nonsens dhe thjeshtë legalizimi i një shumtie që po ndodh në këtë vend. Rama është si pulë me të huajt dhe si egërsirë me shqiptarët dhe kjo vjen nga ndjenja e inferioritetit ndaj të huajve. Unë ramin e kam para si një amator i politikës shqiptare dhe si një fatkeqësi të politikës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco