SYRI TV/ Balla flet për suksese të bujqësisë, fermerët i përgjigjen: Po falimentojmë

15:34, 03/07/2023
A+ Aa A-

Taulant Balla foli para medive për sukses të prodhimeve bujqësore, por fermerët janë përgjigjur duke treguar se po falimentojnë për shkak të tregut. Në Roskovec dhe Korçë, fermerët e Grurit tregojnë se prodhimi këtë vit po shitet nën kosto, duke mbetur stok nëpër magazina.

SYRI TV

Teksa drejtuesi politik i Partisë Socialite në qarkun e Fierit bënte këtë deklaratë për gazetarët në Kuvend, fermerët e myzeqesë flisnin për syri Televizion situatën e vërtetë të bujqësisë.

Agron Agaçi, fermer nga fshati Suk i Roskovecit tregon se ka 10 ha toka me qera, pesë prej të cilave i kultivoi me grurë. Tashmë që prodhimi është korrur, Agroni tregon se shitja ka dështuar për shkak se gruri po shitet nën kosto.

Njëjtë si në Myzeqe, edhe në Korçë ku gruri u dëmtua pak ditë më parë nga breshëri, përsëri fermerët ankohen për çështjen e tregut.

Aktualisht, sipas fermerëve, një kuintal grurë i sapo korrur shitet me 25 mijë lekë të vjetra, ndërsa kostoja e prodhimit të tij, është deri në 35 mijë lekë. Në të tilla kushte, fermerët tregojnë se po dalin me humbje, ndërsa nga ministria e bujqësisë nuk ka asnjë reagim.

Gaz. Xh.Beharaj. S.Xhomaqi. Op.S.Çallëku, A. Mara. 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco