SYRI TV/ Aktivistët e AMT përpara Prokurorisë së Posaçme: Po kryhen punime të paligjshme

15:28, 03/07/2023
A+ Aa A-

Aktivistët për mbrojtjen e Teatrit kanë dërguar kërkesën e 36-të në Gjykatën e Posaçme për të vendosur truallin e Teatrit Kombëtar nën sekuestro. Ata thonë se pavarësisht vendimitt ë Gjykatës Kushtetuese dhe regjistrimit të թështjes në Strasburg, në sheshin e Teatrit po kryhen punime të paligjshme.

SYRI TV

Për të 36 herë artistë dhe aktivistë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, i drejtohen Gjykatës së Posaçme me kërkesa për sekuestrimin e truallit ku ndodhej godina. Aktivistja Adriana Kalaja, tha se AMT është e zhgënjyer që nga ana e SPAK nuk ka asnjë reagim rreth hetimeve për Teatrin Kombëtar.

Kalaja tha se përkundër Gjykatës së Strasburgut që ka regjistruar kallëzimin, apo vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndërhyrjet, në sheshin e teatrit po kryhen punime.

Aktorja dhe aktivistja Adriana Tolka apeloi ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që ta kthejnë në çështje primare në mbledhjet e këshillit թështjen e Teatrit Kombëtar dhe të evidentojnë shkeljet që janë bërë për shembjen e godinës apo procedurat e pronësisë dhe ndërtimit të Teatrit të ri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco