Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shameti komenton masat e marra nga BE ndaj Kosovës: Kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit

18:09, 02/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, u shpreh se është e rëndësishme të kuptojmë se vendimet e marra nga BE për Kosovën, janë masa dhe jo sanksione.

Shameti shtoi gjithashtu se nëse do shkohej deri te sanksionet, është Serbia ajo që i meriton dhe se në këtë rast zë vend fjala e urtë popullore “kur s'i bie dot gomarit, i bie samarit’’.

Kemi të bëjmë me masa dhe jo me sanksione, sepse sanksionet, pikë sa pari është OKB ajo që mund t’i vendosë dhë së dyti sanksionet vendosen ndaj vendeve të cilat përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë ndërkombëtare, paqes . Kosova nuk përbën asnjë rrezik nga këto. Përkundrazi nëse ka një vend që përbën kërcënim për sigurinë ndërkombëtare të paktën në rajonin e Ballkanit është vendi më i militarizuar i Ballkanit që është Serbia. Gjithashtu nëse ka një vend që e vë në pikëpyetje vazhdimisht ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare që njeh pavarësinë e Kosovës, në gjithë territorin e saj, është Serbia. Kështu që, nëse do shkohej te sanksionet, sigurisht është Serbia ajo që i meriton. Këto janë thjeshtë masa, janë masa ndaj Kosovë , dhe që tingëllojnë pak si “ kur si bie dot gomarit, i bie samarit’’. Kosova  është hallka më e dobët në këtë përplasje mes Serbisë dhe Kosovës, dhe është vendi ndaj së cilit mund të bënin efekt masat ndaj Serbisë, e cila është një strofull me dy dalje, masa të tilla nuk do bënin efekt. Këto masa do bënin efekt ndaj Kosovës sepse Kosova do ishte e dëgjueshme ndaj tyre, Kosova është një vend me indeksin më të lartë të demokracisë, karshi Serbisë po e po , por dhe krahasuar me gjithë vendet e tjera të rajonit tonë.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco