Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

KAFE SHQETO/ Skandali, Malltezi: SHBA gati dosjen Rama-McGonigal

11:11, 28/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka folur për problemet e kryeministrit Edi Rama në SHBA nga afera e tij korruptive me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal.

Malltezi ka hedhur dritë mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet në ShBA për dosjet McGonigal, ku ka theksuar se Rama ka shumë për t'u merakosur pasi është hera e dytë që shkel ligjin federal amerikan.

Sipas Malltezit, korruptimi i McGonigal është një çështje shumë e rëndë, pasi edhe vetë ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk guxoi të fliste për këtë skandal.

Malltezi: Ajo që ka ndodhur është interesante pasi edhe McGonigal ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ka pranuar të bashkohen dosjet, te dosja e Nju Jork-ut kanë qenë rreth 9 akuza dhe te dosja e Uashingtonit gati 12 akuza. Kanë pasur një takim të parë një seancë paraprak në datë 9 maj dhe një seancë e dytë paraprake do të zhvillohet në 26 korrik, dhe seanca që fillon përfundimisht gjyqin me të dyja këto dosje të bashkuara, do të jetë në 4 tetor.

Gjasat janë që zoti Rama ka shumë për t'u merakosur pasi është hera e dytë që shkel ligjin federal amerikan. Në rast se herën e parë i’a falën dhe burgosën Bilalin dhe një shtetas greko-amerikan, dhe Tom Doshin që çoi paratë e shpallën non-grata, mirëpo Edi Ramës nuk i hyri gjemb në këmbë që u paraqit si gruaja e Bilalit, kësaj radhe është edhe më e rëndë pasi ka korruptuar shefin e FBI-së.

Shefin e FBI-së, që nuk guxojnë të flasin, dhe po të kemi parasysh edhe vetë ambasadorja që ishte këtu dhe kishte qejf të fliste për gjithçka, ka dy tema që nuk guxonte të fliste, për McGonigal dhe për inceneratorët.

Për këto dy tema zonja ish-ambasadore nuk guxoi kurrë të fliste, ç’ka tregon se aferë është goxha e madhe që përfshin shumë faktorë dhe që me gjasë do duhet parë nga drejtësia amerikane pasi në ShBA vërtet pushtetet janë të pavarura, nuk emërohet aty as kunati i Ben Blushit, as kunati i Mimi Kodhelit, as Felaj nuk emëron 4 prokurorë në Prokurorinë e Tiranës, nuk ndodhin këto gjëra në SHBA, pra pushtetet janë të ndara, nuk janë pushtete të kapura nga Edi Rama.

Po të kemi parasysh Rama ka luajtur dhe tani po bën me vrap ‘pizza taksinë’, ua zgjidh unë hallin e Kosovës, ua zgjidh unë këtë dhe atë pa ja kërkuar njeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco